Ukë Rugova, kandidat i LDK-së për deputet

Ukë Rugova, kandidat i LDK-së për deputet

12:43, 02/12/2025

Djali i Ibrahim Rugovës, Uka, do të jetë pjesë e listës për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e familjes së ish-presidentit Rugova.

“Sot, në 81-vjetorin e lindjes së arkitektit dhe prijësit tonë, vizitova zonjën Fana dhe Familjen Rugova.

Në këtë vizitë zyrtarizuam dhe përfshirjen e Ukës në garën e radhës. Ukë, të priftë e mbara në këtë garë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco