Osmani kujton Rugovën në 81-vjetorin e lindjes: Frymëzim i përhershëm dhe arkitekt i pavarësisë

Osmani kujton Rugovën në 81-vjetorin e lindjes: Frymëzim i përhershëm dhe arkitekt i pavarësisë

11:03, 02/12/2025

Në 81-vjetorin e lindjes së presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar figurën e tij duke e cilësuar “zërin e arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta”.

Osmani tha se Rugova, me urtësinë dhe vizionin e tij, e ngriti çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke u bërë udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Ai mbetet simbol i qëndresës, i ëndrrës për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Trashëgimia e tij është testament për paqen dhe për shtetin tonë sovran, të orientuar drejt familjes euro-atlantike”, u shpreh Osmani.

Në fund, ajo i dha nderime jetës dhe veprës së Rugovës.

“Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco