Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubimin e VV’së, Çitaku: Ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubimin e VV’së, Çitaku: Ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës

19:02, 01/12/2025

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka dalë me reagim pasi Ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci,  u pa në tubimin e Vetëvendosjes.

Çitaku ka thënë se ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se VV po vazhdon me “shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale”.

“Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me avazin e vjetër, shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale. Kjo sjellje tregon mungesë respekti për vet shtetin dhe institucionet e Republikës. Institucionet janë më të mëdha se partitë, më të mëdha se individët. Ne jemi vetëm shërbyes të përkohshëm në to. Cënimi i institucioneve është i rrezikshëm për demokracinë, për ligjshmërinë dhe për vet Republikën. Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 Dhjetor”, ka shkruar Çitaku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco