Krasniqi u bën thirrje diasporës të regjistrohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Krasniqi u bën thirrje diasporës të regjistrohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit

15:11, 01/12/2025

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u bëri thirrje për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Krasniqi shkroi në Facebook se roli i diasporës ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe mbetet i tillë edhe sot.

Ai i fton qytetarët që të regjistrohen deri më 6 dhjetor në faqen diaspora.kqz-ks.org.

“E ju që do të jeni fizikisht mes nesh, ju mirëpresim krahëhapur dhe me zemrat plot.

Le ta bëjmë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe të fitores sonë”, shkroi ish-kreu i PDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco