Një nga atentatorët doli nga Audi, iu afrua biznesmenit dhe e qëlloi, DETAJE nga vrasja në Elbasan

Një nga atentatorët doli nga Audi, iu afrua biznesmenit dhe e qëlloi, DETAJE nga vrasja në Elbasan

11:42, 01/12/2025

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, që u vra me dy plumba në kokë mbrëmjen e djeshme (30 Nëntor) në Elbasan.

Raportohet se një nga autorët ka dalë nga mjeti tip Audi dhe i është afruar biznesmenit që sapo kishte hipur në Range Rover duke qëlluar 3 plumba në drejtim të tij. Dy prej plumbave e kapën 43-vjeçarin në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë mjeti i autorëve u gjet në fshatin Marikë të Librazhdit, ndërsa brenda tij mësohet se nuk kishte armë.

43-vjeçari u ekzekutua brenda në automjetin tip Range Rover të parkuar pranë karburantit të tij, rreth orës 20:35. Sipas të dhënave paraprake, Mehalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij.

Në momentin që është futur në automjet, ai është qëlluar me armë zjarri duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Deri tani, të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco