LVV garon si koalicion, PDK e LDK regjistrohen si parti politike në zgjedhje

LVV garon si koalicion, PDK e LDK regjistrohen si parti politike në zgjedhje

07:31, 01/12/2025

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit në zgjedhjet e 28 Dhjetorit do të garoj si koalicion.

Përveç me partitë partnere deri tani, Guxo dhe Alternativa, VV e Kurtit do të garojë bashkë edhe me Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e drejtuar nga Zef Morina, parti kjo e cila në zgjedhjet e fundit kishte garuar me LDK-në.

Për dallim nga Vetëvendosje, dy partitë tjera të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë regjistruar si parti politike në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.

Por, PDK e LDK në listat e tyre zgjedhore pritet të kenë përfaqësues të subjekteve të tjera.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është regjistruar e vetme për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Një orë para përfundimit të afatit në KQZ kanë aplikuar tri koalicione, gjashtëmbëdhjetë parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Valmir Elezi nga KQZ, ka dhënë detaje për koalicionet, partitë politike etj.

Konfirmohet për:

“1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike:

4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

6. Kosovaki Nevi Romani Partia;

7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

13. SRPSKA LISTA;

14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

15. FJALA;

16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

18. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);

19. KOSOVSKI SAVEZ.

Iniciativat qytetare:

20. PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe

21. INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidatët e pavarur:

22. NEDŹMIDIN SEJDILAR”,

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco