Murati akuzon LDK-në se është kundër diasporës

Murati akuzon LDK-në se është kundër diasporës

00:19, 01/12/2025

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka pranuar ankesën e LDK-së dhe ka anuluar qendrat alternative të votimit jashtë Kosovës.

Murati përmes një postimi në facebook ka akuzuar LDK-në se është kundër diasporës.

“A din dikush me tregu pse LDK-ja është kaq kundër diasporës?

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ofru hapësira shtesë për votim (përveç ambasadave e konsullatave), ashtu që diaspora jonë me e pasë sa më afër vendvotimin dhe kësisoj sa më të lehtë procesin e votimit. 

LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së.Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë”, ka shkruar Murati./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco