Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike.
Me këtë vendim, PZAP rikthen praktikën që votimi jashtë vendit të zhvillohet vetëm në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Sipas vendimit PZAP pranon ankesën e LDK-së, ndërkaq ndryshon vendimin e KQZ-së të 26 nëntorit.
Qendrat e votimit jashtë vendit do të jenë vetëm në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ose hapësirat e tyre.
Hiqet mundësia për qendra votimi në lokacione të tjera shtesë.
© SYRI.net