​Këngëtari i njohur Shpat Kasapi përcillet sot për në banesën e fundit

​Këngëtari i njohur Shpat Kasapi përcillet sot për në banesën e fundit

08:10, 30/11/2025

Këngëtari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familja e tij, e cila ka publikuar detajet e ceremonisë mortore.

Homazhet për artistin do të zhvillohen sot, duke nisur nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku miq, të afërm dhe adhurues të muzikës së tij do të kenë mundësi t’i bëjnë nderimet e fundit. Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00, në varrezat e qytetit.

Në njoftimin e familjes thuhet mes tjerash:

“Me hidhërim të thellë kumtojmë ndarjen nga jeta të birit, bashkëshortit, babait, vëllait dhe mikut tonë të dashur. Shpati ishte një zemër e pastër, një shpirt i gëzueshëm që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai përhapte vetëm dashuri e mirësi, dhe kushdo që e njihte, e ndiente ngrohtësinë e tij. Largimi i tij i papritur na ka thyer zemrat. Do të na mungojë zëri i tij i butë, buzëqeshja e sinqertë dhe prania e tij qetësuese. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për ne.”

Familja ka ftuar të gjithë ata që duan ta nderojnë kujtimin e artistit të marrin pjesë në ceremoninë mortore dhe t’i japin lamtumirën e fundit Shpat Kasapit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco