Gjatë ditës së sotme u publikua një urim për shqiptarët në ditën e pavarësisë dhe asnjë lloj urimi që vinte nga DASH për qeverinë e aq me pak të përmendet kreun e qeevrisë Edi Rama.
Ata që kishin bërë urimin e DASH duket se kishin menduar fare mirë ti kujtonin klounit të Sorosit në Tiranë edhe luftën që po bënë SHBA me kartelet e drogës për të mirën e përbashkët.
Ndërkohë vetëm pak ditë më parë miqve të Ramës që punojnë për kartelin Sinaloa, SHBA u dha goditjen e madhe nga Departamaneti i Thesarit duke i futur në listën e zezë të SHBA sepse me bizneset e tyre kanë pastruar paratë e trafikut ndërkombëtar të Drogës. Këta miq Rama i ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri. Dhe SHBA me siguri që është në dijeni.
Ndërkohë që DASH i dha një shuplakë Ramës. Gjatë pasdites se sotme Bajram Begaj, President i vendit është detyruar nga Rama që të publikojë në rrjetet e tij sociale duke deklaruar që është uruar nga Donald Turmp për festën e pavarësisë.
Ndërkohë që në asnjë rrjet të komunikimit shtetëror të Presidentit të Republikës nuk është publikuar ndonjë letër apo telegram nga Presidenti i SHBA.
Nëse do të ndodhte do të ishte krejt normale që kreu i Shtëpisë së Bardhë të uronte Presidentin e një shteti tjetër. Por nëse kjo ka ndodhur kohë më parë dhe është publikuar sot atëherë është një mungesë e theksuar etike. Ose me e keqja nëse kjo nuk ka ndodhur dhe Rama përdor Begajn për agjendën e tij personale, kjo e bën edhe më të rëndë situatën.
© SYRI.net