Punime në infrastrukturën shtetërore, disa shërbime digjitale mund të mos jenë të qasshme në fundjavë

Punime në infrastrukturën shtetërore, disa shërbime digjitale mund të mos jenë të qasshme në fundjavë

11:43, 28/11/2025

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë fundjavës do të realizojë punime në infrastrukturën shtetërore që menaxhohet dhe administrohet prej saj.

Si pasojë e këtyre punimeve, MPB ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe, disa nga shërbimet digjitale që ofrohen nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit mund të mos jenë të qasshme.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton se, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për avancim të infrastrukturës shtetërore të TIK dhe më qëllim të përmirësimit të performances dhe sigurisë së shërbimeve, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit gjatë ditëve të fundjavës do të realizoj punime në infrastrukturën shtetërore që menaxhohet dhe administrohet prej saj. Për shkak të këtyre punimeve mund të ketë periudha kohore kur disa nga shërbimet digjitale që ofrohen prej ASHI mund të jenë jo të qasshme për qytetarë”, thuhet në njoftim,

MPB ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco