Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dyshohet për kansoje në Pejë, me datën 23 nëntor derisa “Rruga e Re” ishte e bllokuar nga kolona.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se ndaj ministrit në detyrë është iniciuar vepra ‘kanosje’.
“Me urdhër të prokurorit është inicuar rast për veprën penale të kanosjes. I dyshuari është një ministër në detyrë i Republikës së Kosovës. Për këtë çështje jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugë, derisa ka qenë e bllokuar për shkak të trafikut, dhe sipas tyre i njëjti ka dalë nga vetura dhe i ka kanosur”, ka deklaruar Nikçi.
Sipas deklaratës së viktimave, Krasniqi në ato momente e kishte vendosur dorën në armë.
© SYRI.net