Limaj në bisedime me LDK’në për koalicion: Nga PDK s’kemi marrë asnjë ftesë

Limaj në bisedime me LDK’në për koalicion: Nga PDK s’kemi marrë asnjë ftesë

14:13, 26/11/2025

Nisma Socialdemokrate është në bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka konfirmuar për Reporteri.net se janë në bisedime me LDK’në.

“Kemi kontakt me LDK’në”, ka deklaruar Limaj.

Sa i përket partive tjera, specifikisht PDK’së, Limaj tha se s’kanë marrë ndonjë ftesë.

“Nuk kemi marrë asnjë ftesë nga PDK’ja, rrjedhimisht s’ka ndodhë as takim”, ka thënë Limaj.

Vetë kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, deklaroi të hënën se një pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit mbetet e hapur, përfshirë edhe për Nismën e Fatmir Limajt.

“LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vetë, ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe z. Limaj me deputetët e vetë. Për këtë çështje do të diskutojmë ditëve në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri”, deklaroi ai.

“Jemi të hapur edhe për partitë, edhe për individë”, deklaroi Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco