KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

10:46, 26/11/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, me fillim nga ora 15:00.

Në rend dite janë pika lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pika e parë është shqyrtimi dhe miratimi i Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votueseve për vendvotime, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu anëtarët do të njoftohen me raportin e Listës preliminare të Votuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco