Gati tri orë që nga nisja e mbledhje së Kryesisë së LDK-së ku pritet të caktohet kandidati për kryeministër

Gati tri orë që nga nisja e mbledhje së Kryesisë së LDK-së ku pritet të caktohet kandidati për kryeministër

17:45, 24/11/2025

Lidhja Demokratike e Kosovës ka më shumë se dy që ka filluar mbledhjen e Kryesisë. 

Në këtë mbledhje që ka nisur rreth orës 15:00, LDK pritet të caktojë kandidatin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas rendit të ditës të bërë publik LDK po o diskutohen rezultatet e zgjedhjeve lokale, vlerësimin e  fushatës, pikate të forta dhe të dobëta, si dhe performanca e degëve dhe kandidatëve.

Në takim po shqyrtohen propozimet dhe procedurat për nominimin e kandidatit të LDK-së për kryeministër, ndërsa paralelisht po bëhen përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit, përfshirë hartimin e planit të fushatës, strukturimin e Shtabit Zgjedhor, mobilizimin në terren dhe përcaktimin e mesazheve strategjike.

Po ashtu, Kryesia po diskuton thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm, përgatitjen e materialeve zgjedhore dhe agjendën e mbledhjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco