Kjo është gjendja e gruas që u godit me sëpatë në Lipjan

Kjo është gjendja e gruas që u godit me sëpatë në Lipjan

13:46, 24/11/2025

Mëngjesin e së hënës, në fshatin Gadime të Lipjanit një burrë ka sulmuar ish-gruan e tij me sëpatë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla ka bërë të ditur se gruaja që u sulmua është në gjendje stabile.

Ai tha se viktima është pranuar në Qendrën e Emergjencës, dhe po vazhdon trajtimi i saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco