Zjarri tek Qendra Tregtare në Prishtinë – deklarohen nga policia: Nuk raportohet për të lënduar

Zjarri tek Qendra Tregtare në Prishtinë – deklarohen nga policia: Nuk raportohet për të lënduar

11:13, 22/11/2025

Rreth orës 01:00, në parkingun e Qendrës Tregtare Royal Mall në rrugën “Agron Rrahmani” është raportuar një zjarr aktiv.

Policia dhe zjarrfikësit janë mobilizuar menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, tha se nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 01:00, është raportuar për një zjarr aktiv në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha Pllana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco