Ish-polici special Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, kanë konfirmuar familjarët e tij.
Shkëlzen Spahiu, familjar i ish-policit ka njoftuar se Arbnori ka hyrë në Kosovë gjatë mbrëmjes së sotme.
“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar Shkëlzen Spahiu.
© SYRI.net