Bedri Hamza mbledh për herë të parë Kryesinë e PDK-së si kryetar

Bedri Hamza mbledh për herë të parë Kryesinë e PDK-së si kryetar

17:43, 21/11/2025

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbledhur sot për herë të parë Kryesinë e PDK-së, ku ka njoftuar se ka nisur procesi i riorganizimit të partisë në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Hamza theksoi se PDK është e vendosur t’i rikthejë vendit “normalitetin, stabilitetin dhe besimin në institucionet”.

“PDK është e vendosur t’ia rikthejë Kosovës normalitetin, stabilitetin dhe besimin te institucionet”, shkroi ai, duke shtuar se procesi i riorganizimit tashmë ka nisur.

Hamza po ashtu paralajmëroi një “kapitull të ri” për partinë më 28 dhjetor, datë kur pritet nisja zyrtare e angazhimeve të reja.

“Së bashku me ju, më 28 dhjetor, hapim kapitullin e ri drejt ndryshimit të shumëpritur”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco