Gjykata Supreme e ka rrëzuar ankesën e PDK’së kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për rivotim në Mitrovicë.
Supremja ka konstatuar se nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar.
“Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së. Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net