Pesë anëtarët e KPK-së kundërshtojnë shkarkimin e Besim Kelmendit: Vendimi është i jashtëligjshëm

Pesë anëtarët e KPK-së kundërshtojnë shkarkimin e Besim Kelmendit: Vendimi është i jashtëligjshëm

13:18, 20/11/2025

Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pesë anëtarë të KPK-së dolën në një konferencë për media për të kundërshtuar vendimin.

Ata thanë se propozimi për shkarkimin e Kelmendit ishte kundërshtuar nga disa anëtarë të Këshillit, të cilët edhe u larguan nga mbledhja në shenjë mospajtimi.

Visar Krasniqi e quajti vendimin “të jashtëligjshëm”, duke argumentuar se nuk mund të merren vendime pa njoftim të anëtarëve dhe pa respektuar procedurat ligjore.

Sipas deklaratës së anëtarëve, vendimi i sotëm për shkarkimin e Kelmendit është një tentativë për të imponuar pushtet institucional në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërsa ushtruesi i detyrës Besim Kelmendi  tha se pas këtij organizimi qëndron Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Ata ftojnë Policinë e Kosovës që të kujdeset për sigurinë e tyre dhe mediat të monitorojnë zhvillimet.

Sipas tyre, Besim Kelmendi vazhdon të ushtrojë detyrën, duke u bazuar në faktin se vendimi i sotëm nuk ka efekt juridik dhe është i papranueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco