Brenda takimit me Presidenten: Kurti dhe Peci preferuan 28 dhjetorin, Hamza e Abdixhiku anuan ka data 21

Brenda takimit me Presidenten: Kurti dhe Peci preferuan 28 dhjetorin, Hamza e Abdixhiku anuan ka data 21

12:00, 20/11/2025

Presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim për shpërndarjen e Kuvendit, teksa tani pritet të shpallet data e zgjedhjeve të reja. Vendimin e mori pas takimit që mbajti me liderët e partive.

Sipas mediave gjatë takimit me Presidenten, kreu i VV’së, Albin Kurti dhe ai i partisë “Guxo”, Faton Peci, kanë propozuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve 28 dhjetorin.

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ai i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK’së kanë anuar ka 21 dhjetori.

Ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka përmendur si datë 21 dhjetorin ose 11 janarin, teksa ka dalë kundër propozimeve që zgjedhjet të mbahen më 4 janar apo 28 dhjetor, shkaku i festave të fundvitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco