Hamza i kërkon Presidentes ta caktojë datën e zgjedhjeve

Hamza i kërkon Presidentes ta caktojë datën e zgjedhjeve

16:52, 19/11/2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reaguar pas dështimit të zgjedhjes së Glauk Konjufcës, kryeministër i vendit. 

Ai ka kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani që sa më shpejt ta caktojë datën e zgjedhjeve.

“Dështimi i njëpasnjëshëm i dy mandatarëve tregon qartë se qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike. Shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë t’i krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore. Sot e kemi vetëm një rrugë të përgjegjshme përpara: zgjedhjet e reja. Presidentja e vendit duhet ta caktojë sa më shpejt datën e tyre, sepse mjaft kohë kemi humbur.”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco