Besim Kelmendi sqaron punën e tij në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë gjatë kohës kur ndodhi Masakra e Reçakut

Besim Kelmendi sqaron punën e tij në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë gjatë kohës kur ndodhi Masakra e Reçakut

16:46, 19/11/2025

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka dalë në konferencë pasi u intervistua si dëshmitar për Masakrën e Reçakut, ku ka sqaruar punën e tij në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Kelmendi sqaroi se në atë gjykatë ka qenë bashkëpunëtor profesional dhe se për herë të parë është zgjedhur gjyqtar në vitin 2000.

“Kurrë në jetën time deri në vitin 2001, nuk kam qenë në fshatin Reçak. Kurrë në jetën time s’kam qenë as gjyqtar, as prokuror, as hetues para vitit 2000, kur jam zgjedh për herë të parë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë”, ka deklaruar Kelmendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco