Seanca për Qeverinë, Abdixhiku: VV-ja do shfaqje teatrale, nuk i kanë numrat

Seanca për Qeverinë, Abdixhiku: VV-ja do shfaqje teatrale, nuk i kanë numrat

14:51, 19/11/2025

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se nga seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re, nuk presin asgjë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur qysh herët që nuk i ka numrat, por siç tha ai, kjo parti ka vendosur të shfrytëzojë edhe 15 ditë.

Abdixhiku tha se kjo seancë është vetëm shfaqje teatrale.

“Nuk janë të interesuar për zgjidhje të krizave. Nuk kanë interes për komunikim. Kanë interes për shfaqje. Shfaqje le t’u japin” tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco