Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Jarinje të Poshtme janë gjetur të martën mbrëma uniforma ushtarake me ëmblema të ushtrisë serbe dhe një predhë anti-tank.
Nuk është hasur asnjë person i dyshuar apo dëshmitar në atë zonë, ka njoftuar Policia.
“Fsh. Jarinje e Poshtme 18.11.2025 – 19:30. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
© SYRI.net