NISMA thotë se s’janë kontaktuar nga VV për ta votuar Konjufcën

NISMA thotë se s’janë kontaktuar nga VV për ta votuar Konjufcën

11:40, 19/11/2025

Nga Nisma Socialdemokrate kanë deklaruar se nuk kanë pranuar asnjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje, për të kërkuar vota për mandatarin Glauk Konjufca.

Deputetja e kësaj partie, Arbëresha Krasniqi, ka thënë se edhe nuk kanë pasur interesim që ta votojnë.

“Nuk ka pas asnjë takim në këtë kohë. Nuk ka pranuar asnjë ftesë nga ana e VV për të pas votë për të mandatuarin e dytë. Nisma për këtë pjesë nuk ka qenë absolutisht e gatshme që edhe të jap kontributin për të ardhë deri te vota apo formimi i Qeverisë”, ka deklaruar Krasniqi para seancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco