Nis seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga VV-ja

Nis seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga VV-ja

11:34, 19/11/2025

Kuvendi është mbledhur në seancën ku janë paralajmëruar disa pika të rendit të ditës, si formimi i komisioneve parlamentare, më pas shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimi i buxhetit për tri komuna të Kosovës, Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kjo seancë u thirr pasi grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e dorëzoi kërkesën me 40 nënshkrime për këtë seancë.

Partitë tjera PDK, LDK, AAK dhe Nisma nuk po marrin pjesë në seancë.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha u bëri thirrje deputetëve të partive të tjera që të marrin pjesë në seancë.

Ai tha se kjo seancë nuk ka të bëjë me veprime politike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco