Çitaku: Nuk kemi votë për Konjufcën, presidentja të shpallë sa më parë zgjedhjet

Çitaku: Nuk kemi votë për Konjufcën, presidentja të shpallë sa më parë zgjedhjet

11:09, 19/11/2025

Partia Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në seancën e orës 14:00 për qeverinë, por kanë thënë se do të votojë kundër.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila tha se presidentja duhet të shpallë sa më parë zgjedhjet e reja.

“PDK e ka bë të qartë, nuk kemi votë as për Konjufcën, zgjedhjet e reja duhet të mbahen sa më parë. E ftojmë presidenten Osmani të mos zvarrisë afatet”, tha Çitaku.

Çitaku ka njoftuar se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Çitaku, në një konferencë për media tha se PDK-ja është për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

“PDK-ja nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme. Nuk do të bëhemi fasadë për mbulimin e dështimeve të të tjerëve. Sepse kjo seancë nuk është thirrur për qytetarët. Nuk është thirrur për ligjet. As për komisionet. Kjo seancë është thirrur për t’i shpëtuar fajit, fajit të një pushteti që për 10 muaj rresht ka refuzuar të marrë vendime, të ndërtojë dialog, të krijojë shumicë dhe të formojë qeveri. Thirrjet për të shkelur ligjin nuk janë zgjidhje. As për vendin, as për Kuvendin, as për demokracinë tonë. Ato janë derë e hapur për kaos. Janë precedentë të rrezikshëm që dëmtojnë themelet e shtetit ligjor”, ka theksuar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco