Seanca për votimin e Qeverisë, Abdixhiku: Votojmë me krenari kundër – nesër nisim përgatitjet për zgjedhjet e reja

Seanca për votimin e Qeverisë, Abdixhiku: Votojmë me krenari kundër – nesër nisim përgatitjet për zgjedhjet e reja

18:28, 18/11/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e partisë se nesër do të marrin pjesë vetëm në seancën për formimin e Qeverisë së re.

Abdixhiku e ka bërë të qartë se vota e tyre për një Qeveri në krye me Glauk Konjufcën do të jetë kundër.

“Nesër, nga ora 14:00, votojmë me bindje e krenari kundër pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se nesër do të nisin përgatitjet për zgjedhjet e reja nacionale.

“Nesër nisim pregatitjet për zgjedhjet e reja nacionale dhe ftesën e madhe për përbashkim të secilit që është ngopur me një politikë si kjo, që mendon të shpëtojë shtetin e Republikën nga ata që e shohin atë vetëm si instrument e si lojë karrigesh”, thuhet në postimin e tij.

Sa i përket seancës për buxhetin, Abdixhiku ka thënë se nuk do të shkojnë.

“Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mire”, ka shkruar Abdixhiku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco