Shkolla ‘nën rrethim’ nga uji, reshjet e shiut krijojnë vështirësi në të gjithë vendin

12:22, 18/11/2025

Reshjet e rëna përgjatë natës, të cilat kanë vijuar edhe këtë të martë 18 nëntor kanë krijuar jo pak probleme nga veriu në jug të vendit.

Të tilla janë edhe pamjet që ofrohen nga kjo video, ku shihet qartë shkolla 9-vjeçare e cila është rrethuar nga uji, duke pamundësuar lëvizjen e nxënësve apo prindërve që duan t’i marrin fëmijët pas mbarimit të mësimit.

Mungesa e kanaleve kulluese apo pastrimi i rrjetit të kanalizimeve, ka bërë që uji të ‘pushtojë’ jo vetëm shkollën por edhe rrugën, siç shihet nga pamjet.

Edhe pse për momentin situata me reshjet në disa prej qyteteve ka një përmirësim të ndjeshëm, balta dhe mbeturinat që kanë lënë pas vërshimet e ujit e bëjnë situatën edhe më të rëndë.

Image

Pavarësisht paralajmërimit të situatës me reshjet e shiut në të gjithë vendin, me sa duket institucioneve nuk u ka bërë përshtypje, duke mos marrë asnjë masë për parandalimin nga përmbytjet si dhe përmirësimin e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco