Clark kujton rastin kur udhëheqja amerikane qortoi ambasadorin Gelbard që e kishte quajtur “terroriste” familjen Jashari

Clark kujton rastin kur udhëheqja amerikane qortoi ambasadorin Gelbard që e kishte quajtur “terroriste” familjen Jashari

12:10, 18/11/2025

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, gjenerali Wesley Clark ka vazhduar dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pyetjet për këtë dëshmitar gjatë fillimit të seancës së të martës i ka vazhduar prokurori Matt Halling.

Prokurori Halling pyeti gjeneralin Clark nëse pjesëtarët e UÇK-së ishin konsideruar “terroristë” nga komuniteti ndërkombëtar.

Clark kujtoi rastin kur udhëheqja amerikane qortoi ambasadorin Robert Gelbard që e kishte quajtur “terroriste” familjen Jashari. Ai tha se Gelbard më vonë tërhoqi deklaratën dhe ajo u korrigjua.

“Ka pasur diskutime për këtë gjë. Më kujtohet që ambasadori Gollbard e ka thirrur familjen Jashari familje terroristësh, por për këtë u çortua nga udhëheqja amerikane dhe deklarata e tij u tërhoq dhe u korrigjua”, tha Clark në dëshminë e tij në Hagë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco