Tërnava mbikëqyr punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore: Po ecin sipas planit

Tërnava mbikëqyr punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore: Po ecin sipas planit

21:03, 17/11/2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka mbikëqyrur sot punimet që po bëhen në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

BIK ka publikuar fotografi nga punimet duke thënë se gjithçka po ec sipas planit, shkruan Reporteri.net.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot pa nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Punimet në ndërtimin e kësaj xhamie janë duke ecur sipas planit të paraparë, për çka Myftiu Tërnava u shpreh tejet i kënaqur”, thuhet në njoftimin e BIK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco