Bedri Hamza pasi u zgjodh Kryetar i PDK’së: Përgjegjësi e madhe – bashkë për partinë dhe fitoret që po vijnë

Bedri Hamza pasi u zgjodh Kryetar i PDK’së: Përgjegjësi e madhe – bashkë për partinë dhe fitoret që po vijnë

20:35, 17/11/2025

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka cilësuar si nder të jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi të madhe, zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie.

Hamza ka thënë se si Kryetar i PDK’së do t’i shërbejë vendit me përkushtim dhe vendosmëri, shkruan Reporteri.net.

“Bashkë për qytetarët dhe Kosovën. Bashkë për PDK-në dhe fitoret që po vijnë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Hamza u zgjodh Kryetar i PDK’së në Konventën e sotme, që u mbajtë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Kundër tij nuk kishte asnjë votë, teksa Enver Hoxhaj nuk mori pjesë fare në votim meqë e cilësoi si garë të mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco