Konventa, pritet të zgjidhet Kryetari i ri i PDK-së

Konventa, pritet të zgjidhet Kryetari i ri i PDK-së

16:44, 17/11/2025

Në ora 16:30 pritet të nis Konventa Zgjedhore e PDK-së ku pritet të zgjidhet Kryetari i ri i kësaj partie.

Më 12 nëntor në një konferencë për media, Memli Krasniqi kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik.

“Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë. Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme’, tha Krasniqi në konferencën për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco