Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas paraqitjes së ish-gjeneralit Wesley Clark në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku ai ka nisur dëshminë e tij.
Përmes një postimi, Krasniqi ka lavdëruar gjeneral Clarkun duke e cilësuar si figurë të pandryshuar në mbrojtje të Kosovës dhe çlirimtarëve të saj.
Reagimi:
Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë.
Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij.
Sepse në skenën e madhe të historisë sonë, ai shfaqet gjithmonë i njëjtë:
besnik, i vendosur, i drejtë.
Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën.
Ai nuk ndryshon.
Sepse parimet nuk ndryshojnë.
Historia e njeh.
Ne e nderojmë.
Faleminderit, Gjeneral Clark!
© SYRI.net