Çeku prin te votat me kusht, Rama udhëheq me votat e personave me nevoja të veçanta

Çeku prin te votat me kusht, Rama udhëheq me votat e personave me nevoja të veçanta

14:49, 15/11/2025

Në faqen e KQZ-së janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Prishtinës.

Kandidati i LDK-së për kryetar, Perparim Rama, pas numërimit 100% të votave të personave me nevoja të veçanta ka marrë 108 vota, ndërssa ai i LVV-së, Hajrulla Çeku ka marrë 68.

Kurse, sa i përket votave me kusht, Çeku ka marrë 82 vota, derisa Perparim Rama 54 vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco