Tre shoferë në Ferizaj ndëshkohen me 900 euro për tejkalim të shpejtësisë

Tre shoferë në Ferizaj ndëshkohen me 900 euro për tejkalim të shpejtësisë

20:15, 12/11/2025

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj tre shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, konkretisht për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Sipas policisë, më 11 nëntor, rreth orës 21:20, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Babush, në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, u ndal shoferi A.B., 22 vjeç, i cili drejtonte VW Golf me targa vendore me shpejtësi 124 km/h.

Ndaj tij, policia shqiptoi gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.

Ndërkaq, më 12 nëntor, rreth orës 18:30, në rrugën transitore Shtime, fshati Belincë, në zonën me kufizim shpejtësie 60 km/h, u ndalën shoferët:

J.C. (39 vjeç), i cili drejtonte Audi me targa vendore me shpejtësi 123 km/h.

D.A. (26 vjeç), i cili me automjetin Audi me targa vendore zhvillonte shpejtësi 126 km/h.

Ndaj të dyve policia shqiptoi gjobë nga 300 euro secilit dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.

Policia bëri të ditur se njërit prej tyre nuk i janë shqiptuar pikët negative pasi posedonte patentë shoferi të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco