Krasniqi i VV-së në KQZ: Të bëhet publike, fletëvotime të shtypura gabim ka në të gjitha komunat ku ka pasur balotazh

Krasniqi i VV-së në KQZ: Të bëhet publike, fletëvotime të shtypura gabim ka në të gjitha komunat ku ka pasur balotazh

17:30, 12/11/2025

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi ka thënë se raporti i kompanisë mbi rastet me “gabime teknike” s’është veç në Gjakovë dhe Mitrovicë por edhe në komuna tjera që kanë qenë në balotazh.

Ai tha se diçka e tillë duhet të bëhet publike sa më parë, ndërsa shtoi se trendi mund të jetë më i madh se ç’ishte në Mitrovicë.

“Raporti i fundit i kompanisë mbi rastet e gabimeve nga kompania, jo veç Gjakovë dhe Mitrovicë. Kemi fletëvotime edhe në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës ku ka pasur balotazh, dhe kjo është mirë që të bëhet publike sa më parë. Jemi në një gjendje të një ankese që është bërë dhe duhet të dijnë edhe institucionet, që këto gabime teknike të shtypjes të dihet, të jetë transparent ai proces që të mos ketë ai keqkuptim, sepse nuk ka asgjë më tepër se këto që janë thënë si nga KQZ, si nga kompania në lidhje me gabimet teknike të fletëvotimeve”.

“Kur them që e kemi konfirmimin që kemi të bëjmë me fletëvotime të shtypura gabim dhe trendi mund të jetë më i madh seç ishte në Mitrovicë”, tha Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco