Syri.Tv siguron videon e plotë të atentatit ndaj Gilmando Danit në zonën e sigurisës së lartë në aeroportin e Rinasit dje në orën 14:20 minuta tek rrethrrotullimi.
Makina e autorëve, Toyota, ndalon tek rrethrrotullimi, kishte hapur krahun në anë të rrugës. Tre persona dalin nga makina dhe qëllojnë me breshëri automatic drejt Mercedez Benzit që del nga Rinasi.
Brenda makinës së autorëve janë 4 persona, 3 janë autorët që kanë dalë nga makina dhe qëllojnë me kallash dhe shoferi.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda 2 minutash.
Nga video e siguruar nga Syri, duket moment kur autorët të maskuar dhe me antiplumb dalin nga makina, e cila kishte hapur krahun në anë të rrugës dhe sa afrohet Benzi ata qëllojnë me breshëri.
Benzi i viktimave bën disa metra dhe ndalon. Një nga autorët me kallash në dorë shkon drejt makinës së bardhë. Duket se autori ka një problem me armën dhe miku i tij i afrohet, i merr kallashindhe i jep një tjetër kallashnikov.
Plumbat kapin dhe bizneset disa metra larg madje disa kalimtarë të tmerruar vrapojnë të ikin për ti shpëtuar vdekjes.
Një tjetër detaj shqetësues është mungesa e efektivëve të policisë në zonën e rrethrrotullimit, pavarësisht se ajo është një pikë me fluks të lartë automjetesh dhe zakonisht ka prezencë të uniformave blu.
Lajmi ne perditesim...
© SYRI.net