Alarm për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Alarm për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

16:34, 12/11/2025

Policia e Kosovës sot ka pranuar një alarm për bombë në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se po ndërmerren veprimet hetimore për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco