Bedri Hamza ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga pozita e Kryetarit të PDK’së.
Ai e ka falenderuar Krasniqin, siç ka thënë, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e kësaj partie.
“Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira. Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im! Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë”, ka shkruar Hamza.
© SYRI.net