Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Jugut, Bajram Hajdari, është deklaruar pas përfundimit të verifikimit të votave në Qendrën Komunale.
Bajrami sqaroi se kanë qenë gjithsej 75 fletëvotime ku nuk është përputhur numri me vendvotimin, me vota për dy kandidatët.
Ai tha se këto fletëvotime janë bërë kopje me kërkesë të Policisë.
“Sipas një verifikimi paraprak që e kemi bë, janë 75 fletëvotime…Të dyve kandidatë. Me kërkesë të Policisë, i kemi ba kopje dhe i kemi dorëzu”, tha ai.
Hajdari tha se po bëjnë përgatitjet që materiali të bartet në Qendrën e Numërimit në Fushë Kosovë.
© SYRI.net