Një alarm për bombë ka detyruar nxënësit dhe stafin e SHFMU “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë të dalin jashtë nga objekti i shkollës.
Për media ka folur sekretari i shkollës, Betim Ahmeti, i cili ka konfirmuar situatën:
“Ka pasur një alarm për bombë në shkollë, dhe menjëherë kemi urdhëruar nxënësit dhe stafin të evakuohen jashtë për sigurinë e tyre,” tha Ahmeti.
Policia dhe autoritetet përgjegjëse janë në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle për të verifikuar rrezikun dhe për të siguruar ambientin e shkollës.
Lajmi në përditësim …..
© SYRI.net