Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit të rezultateve është duke vazhduar në Mitrovicë të Jugut.
Sipas KQZ’së, ky proces pritet të përfundojë nesër.
“Aktualisht, procesi i verifikimit që ka filluar në orën 16:20 të ditës së sotme, po vazhdon vetëm në QKN e Mitrovicës së Jugut dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së mërkurë”, thuhet në njoftim.
Ky proces është përmbyllur tashmë në 17 komunat e tjera ku ka pasur balotazh për Kryetarë të Komunave
© SYRI.net