Skandali me rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari thotë se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj saj

Skandali me rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari thotë se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj saj

18:08, 11/11/2025

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se ndaj saj është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale, për skandalin me rezervat shtetërore.

Për këtë ka thënë se është njoftuar nga avokati i saj.

“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, ka shkruar Hajdari.

Postimi i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë,

Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.

Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.

Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco