Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të AAK-së

Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të AAK-së

17:36, 11/11/2025

  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të funksionojë si grup parlamentar në Kuvend, pasi deputetja boshnjake Duda Balje i është bashkuar këtij grupi.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“Po mund ta konfirmoj se Duda Balje i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së.”, tha ai.

Kujtojmë se më herët këtij grupi i ishte bashkuar edhe deputeti goran Adem Hoxha, por ai ishte përjashtuar nga AAK-ja pasi kishte votuar pro kandidatit të propozuar nga Lista Serbe, Slavko Simiq, për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb – votim që nuk kishte kaluar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco