Atentatori zbriti nga makina dhe qëlloi, viktima dhe i plagosuri shkëmbyen zjarr... Detaje nga ngjarja në Rinas

17:13, 11/11/2025

Gazetari Klajdi Bodlli raporton informacione të reja nga ngjarja mafioze ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, makina e atentatorëve ishte një Toyota blu e errët. Atentatori ka zbritur nga dera e pasagjerit dhe i është afruar automjetit të viktimave. I maskuar, ai ka hapur derën e automjetit dhe ka qëlluar drejt Danit dhe Shaljanit.

Nga pamjet vërehet se Gilmando Dani ka kundërpërgjigjur, duke shkëmbyer zjarr me atentatorin. Nuk është e qartë nëse atentatori ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, por pas atentatit ai largohet i përkulur dhe i maskuar.

Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa forcat e policisë po vijojnë kontrollin dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco