Elezi: Ka nisur verifikimi i rezultateve në Mitrovicën e Jugut

Elezi: Ka nisur verifikimi i rezultateve në Mitrovicën e Jugut

17:13, 11/11/2025

Ka nisur verifikimi i rezultateve në Mitrovicën e Jugut

Në orën 16:20 ka filluar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut. Ky proces, i cili po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po realizohet në gjithsej 10 tavolina numërimi, ku po kontrollohen fletëvotimet dhe formularët përkatës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Syri Kosova se verifikimi po zhvillohet me ritme të rregullta dhe në përputhje me procedurat ligjore.

“Procesi i verifikimit ka nisur në orën 16:20 dhe po zhvillohet në 10 tavolina. Ekipet janë duke e kryer punën me kujdes për të siguruar saktësinë e rezultateve përfundimtare,” ka thënë Elezi.

Ky është një nga hapat e fundit para publikimit të rezultateve përfundimtare të balotazhit në Mitrovicën e Jugut, ku gara ka qenë ndër më të ngushtat në nivel vendi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco