Situata në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë, vjen reagimi i Faton Pecit

Situata në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë, vjen reagimi i Faton Pecit

23:33, 10/11/2025

Faton Peci ka dalë me një reagim pas ndërprerjes së procesit të numërimit të votave në Qendrën Komunale në Mitrovicë.

Ai ka publikuar një foto të tij duke qeshur, teksa ka shkruar “Prap hibrida aaa”.

KQZ doli më herët me sqarim lidhur me situatën në QKN, ku u raportua se në fletëvotime ka mospërputhje të numrit serik me atë të vendvotimit.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se situatë e njëjtë ka qenë edhe me fletëvotime në Gjakovë. KQZ ka thënë se ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile dhe se ditët në vijim do të dal me raport sqarues.

KQZ ka siguruar se ky gabim nuk ndikon në integritetin e votimit apo numërimit të votave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco